Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Mësohet se i riu kishte nisur një lidhje me 13-vjeçaren dhe kjo marrëdhënie është zbuluar nga prindërit e vajzës, që kanë bërë edhe denoncimin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”, njoftoi policia.
Në dëshminë e dhënë në polici, të dy kanë pranuar se kanë qenë në një marrëdhënie.
13-vjeçarja është shprehur se nuk i ka treguar të riut moshën e saj reale. Të njëjtën gjë ka pranuar edhe 27-vjeçari para hetuesve.
Denoncimi u bë nga babai i vajzës, i cili ka pretenduar në polici se ngjarja ka ndodhur përpara 15 ditëve.