Një djalë i zotit famëkeq të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán është ekstraduar në SHBA për akuzat e trafikut të drogës, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm i SHBA.
Ovidio Guzmán ka udhëhequr, së bashku me vëllain e tij, kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa që themeloi babai i tij.
Ovidio akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari që kishte refuzuar të performonte në dasmën e tij.
Ai u arrestua në janar në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa dhe që atëherë ka qenë në paraburgim.
Karteli Sinaloa është një organizatë kriminale ndërkombëtare që vlerësohet se ka kontrabanduar më shumë se 1000 ton kokainë, marihuanë, metamfetamina dhe heroinë në SHBA.
Vrasësit e kartelit rrëmbyen, torturuan dhe vranë anëtarë të bandave rivale për të konsoliduar pushtetin e tij.
Anëtarët gjithashtu kanë korruptuar oficerë policie dhe politikanë të rangut të lartë në Meksikë dhe në të gjithë Amerikën Qendrore për të mbyllur një sy ndaj dërgesave të drogës apo edhe për të informuar kartelin për bastisjet e afërta.