Rreth 100,000 fëmijë janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun të premten e kaluar, tha të hënën Agjencia e OKB-së për Fëmijët (UNICEF).Më shumë se 300,000 njerëz janë prekur në Marrakesh dhe në Malet e Atlasit të Lartë pas tërmetit 6.8 ballë, sipas vlerësimeve të OKB-së. Mbi 2,800 njerëz janë vrarë, përfshirë fëmijë, me mijëra të tjerë të plagosur,
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se epiqendra e tërmetit, i cili goditi pak pas orës 23:00, sipas kohës lokale (2200 GMT), ishte 75 kilometra (46.6 milje) në jugperëndim të Marrakech në një thellësi prej 18.5 kilometrash (11.5 milje).
Dëme masive u raportuan në Marrakesh, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, nga tërmeti vdekjeprurës. Ekipet e shpëtimit vazhduan të hënën kërkimin për personat e zhdukur të bllokuar nën rrënoja për të tretën ditë pas tërmetit shkatërrues.
Disa ekipe të huaja të shpëtimit kanë mbërritur tashmë në vend për t’u bashkuar në përpjekjet për kërkime për të mbijetuarit.
Maroku deri më tani ka pranuar oferta ndihme nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.