Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përcolli mesazh në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot, kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës! Kjo është dita e përkujtimit ndaj veprës së ndritur, humane e hyjnore të Nënë Terezës, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë”, shkruan Veliaj.

Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.