Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë të apasionuarit pas sportit që të ndjekin live ndeshjen hapëse Francë – Zelandë e Re në Rugby, në Fun Zonën e krijuar nga bashkia e Tiranës, në zonën e Pazarit të Ri.
“Kupa e Botës në Rugby, një kompeticion i rëndësishëm sportiv, nis këtë 8 shtator në Francë! Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me ambasadën Franceze dhe ekipin e Regbi Tirana, ju fton të bëheni pjesë e Fan Zone, për të parë live ndeshjen hapëse Francë – Zelandë e Re. Për cilën skuadër bëni tifo?! 08 shtator. Pazari i Ri. 20:00″, shkruan kryebashkiaku Veliaj.