Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një takim të veçantë me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.
Në një postim në rrjete sociale, Veliaj vlerëson mbështetjen që kryebashkiaku Adams i jep komunitetit shqiptar atje. “I lumtur të takoja kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, sot ne mengjes, në Gracie Mansion! Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar këtu dhe sa shume mbështetet nga kryetari Adams dhe ekipi i tij”, thekson Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë si i ftuar në samitin “Strong Cities” në Nju Jork, për të folur mbi zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë edhe menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera. Ai gjithashtu u ndal edhe në shtetin e Ohajos, ku ndoqi nga afër atletët elitarë të Sport Klub Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, si parapërgatitje për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.