Për ditën e tretë i vihet zjarri linjës hekurudhës Shkodër-Vorë në afërsi të stacionit të Ishmit.
Deri tani janë djegur rreth 1 km binarë. Kjo është dita e tretë që kësaj hekurudhe në këtë segment i vihet flaka dhe dyshohet se po përgatitet terren për vjedhjen e shinave pasi prej vitesh hekurudha e cila është jashtë funksionit është pre e vjedhjes së shinave dhe materialeve të tjera metalike të cilat shiten për skrap.