Gazetari Andi Llabuti ka hedhur akuza në rrjetet sociale ndaj moderatores së njohur Arbana Osmanit. Ai ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një video të makinës së tij me xhamin e thyer, dhe shprehet se dëmi është shkaktuar nga moderatorja.
Sipas tij, nga ballkoni i shtëpisë së Osmanit ka rënë një llamarinë, e cila i ka thyer xhamin e makinës. Gazetari shprehet se edhe pse Arbana është vënë në dijeni, refuzon të paguaj dëmin.
“Turp! Arbana Osmani thyen xhamin e makinës sime dhe nuk do të paguaj dëmin. Arbana Osmani, me je borxhli o bosse!”, ka shkruar ai.