E paimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, ku vendi mori flakë, e për pasojë humbën jetën 114 persona, e ndërsa 150 të tjerë mbetën të plagosur.
Në mesin e të vdekurve është edhe çifti i sapomartuar, ndërsa rreth qindra njerëz raportohet të kenë qenë të pranishëm kur shpërtheu zjarri. Të paktën 50 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Një video, nga një kënd tjetër i lokalit tregon zanafillën e zjarrit Ashtu si kurse shihet në pamje, shkak kanë qenë fishekzjarrët që i kanë vënë flakën abazhurit gjigand në qendër të lokalit. Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi.
“Nuk mund të shihnim asgjë. Nuk merrnim dot frymë, nuk dinim si të dilnim”, tha 17-vjeçarja Rania Waad, e ftuar në dasmë.
Në një deklaratë, agjencia e mbrojtjes civile e Irakut tha se ndërtesa përmbante paleta “të bëra nga materiale shumë të ndezshme në kundërshtim me të gjitha rregulloret e sigurisë”.
Standardet e sigurisë në sektorët e ndërtimit dhe transportit të Irakut shpesh shpërfillen dhe infrastruktura vendit është në gjendje të keqe pas dekadash konflikti, është rregullisht skena e zjarreve dhe aksidenteve fatale.