Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës në SHBA në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Me duart shtrënguar fortë me liderin amerikan, Osmani e konsideroi aleancën e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleancë të përjetshme të lirisë.
“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”– shkruan Osmani krahas momenteve të publikuara nga takimi. Vlen të theksohet se më herët në “Top Story”, Presidentja e Kosovës deklaroi se pa SHBA-në, Kosova do ishte zhdukur si shtet. Sipas Osmanit, raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ekzistencial për Kosovën. Për të treguar domethënien e raportit mes dy vendeve, Osmani risolli në kujtesë një pasazh nga fjalimi ikonik i Biden sa i përket pushtimit të Ukrainës.
“Në momentet më të rënda që përjeton, ka shumë rëndësi kush qëndron me ty.”- citoi Osmani Biden, në referencë të ndihmës që dha SHBA i dha Kosovës për t’i bërë ballë gjenocidit serb.