Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtuar Sali Berishës duke u shprehur se “duhet të kishte hapur krahun”. Shalsi theksoi se Berisha është i fundit të quhet të japë leksione, duke shtuar se “imagjinoni ku jeni katandisur dhe 30 vite histori e PD-së, mbetet alternativë ai personazh”. Ndërsa i thuri lavde kreut të qeverisë Edi Rama, ku u shpreh se “është kryeministri që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë”. “I bëri Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, atë se ka bëri njeri në 100 vite”, u shpreh Shalsi.

“Sali je i fundit që duhet të japësh leksione në të dyja kahet, do ishte e urtë e mençur të hapje krahun, imagjinoni ku jeni katandisur dhe 30 vite histori e PD-së, mbetet alternativë ai personazh që nuk ia vlen të merremi shumë. Ndoshta ka një arsye përse risulmoi Ramën.

Çdo shqiptar brenda dhe jashtë trojeve ka qenë krenar kur e ka parë kryeministrin e Shqipërisë, Ramën në cilësinë e presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB, të mbajti atë qëndrim për të cilin mori edhe mbështetje e duartrokitje. E kuptoj që nuk keni kurajo të njihni një meritë të jashtëzakonshme, Rama është kryeministri që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë dhe i ka bërë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare që nuk e ka bërë njeri në 100 vitet e kaluara. Por disa gjëra i kuptoni me vonesë, mes jush ka njerëz të zgjuar. Ti Ina vazhdo me Saliun, unë i drejtohem nje pjesë të arsyeshme të opozitës”, tha Shalsi.