Gjashtë të arrestuarit gjatë aksionit të RENEA-s në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë dalin sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Para gjykatës dalin Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.
Gjyqtarja që do të japë vendimin për masën e sigurisë ndaj tyre është Emirjana Dimo.
Të arrestuarit dyshohen se janë anëtarë të një grupi kriminal dhe u prangosën mbrëmjen e 18 shtatorit 2023 në kuadër të operacionit ‘Obelisku’.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.
Santilno Basho është edhe vëllai i të fortit të Selenicës, ‘Tesi Basho’një eksponent i njohur i krimit i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje.