Ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Katund Sukth në Durrës pak pas mesnate.

Burime për mediat bëjnë me policia po heton edhe në pistën e hakmarrjes pasi vëllai i Dervishit, Fatbardh Dervishi në janar të vitit 2022 ka plagosur me pistoletë të dashurën në një hotel në Durrës.

Asokohe Fatbardh Dervishi u shpall në kërkim, por nuk është arrestuar nga policia.

Ndaj Fatbardh Dervishit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rendë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.