Dy serbë kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës mbrëmjen e djeshme në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ata u arrestuan pasi gjatë kontrolleve të policisë, në automjetin të cilin drejtonin iu gjet një sasi e madhe armësh të llojeve të ndryshme.
Qeveria e Serbisë ka kërkuar që nesër më (27 shtator) të shpallë Ditë Zie në nderim të sulmuesve serbë të cilët u vranë nga policia e Kosovës.
Ndërkohë prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve V.T. B.S dhe D.M. për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit.
Të dielën grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës, e për pasojë u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjerë.