Një 34-vjeçar nga Ruanda është shpallur fajtor për vrasjen e 14 grave, trupat e të cilave u gjetën në një gropë, që ai kishte hapur në kuzhinën e shtëpisë së tij. Dennis Kazungu akuzohet vetëm për dhjetë vepra penale, duke përfshirë vrasjen, përdhunimin, falsifikimin, imitimin dhe përdhosjen e një trupi të vdekur.
Në Gjykatën e Kigalit, ku u mbajt seanca e tij, ai është përgjigjur me “po” kur gjyqtari e ka pyetur nëse akuzat ndaj tij janë të vërteta, njoftojnë mediat e huaja.
“Ata që vrava më dhanë SIDA,” pohoi ai, duke përmendur faktin se shumica e viktimave të tij ishin prostituta.
Një prokuror i tha gjykatës se megjithëse u gjetën vetëm 12 trupa, Kazungu pranoi se kishte vrarë gjithsej 14 persona dhe kishte copëtuar trupat e dy. Ai takohej me gra në lokale dhe i merrte në shtëpinë e tij, ku i lidhte, i zhvishte dhe u vidhte sendet e tyre personale.
Më pas ai i detyroi viktimat e tij të zbulonin fjalëkalimet e celularit dhe tërhiqte paratë nga llogaritë e tyre, përpara se t’i vriste. Dispozitat e ligjit vendas për krimet për të cilat ai akuzohet dhe ka pranuar, përcaktojnë dënimin si më poshtë:
Neni 95 i ligjit që parashikon krimet dhe dënimet në Ruandë thotë se nëse dënoheni për krimin e burgosjes së dikujt kundër ligjit, do të dënoheni me burgim jo më pak se njëzet (20) vjet, por jo më shumë se njëzet pesë (25) vjet.
Neni 113 i këtij ligji thotë se nëse dënoheni për kryerjen e veprës penale të torturës, dënoheni me burgim jo më pak se njëzet (20) vjet, por jo më shumë se njëzet e pesë (25) vjet.
Neni 134 thotë se nëse dënoheni për seks të detyruar, do të dënoheni me burgim jo më pak se dhjetë (10), por jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) vjet.
Neni 107 i këtij ligji thotë se: kushdo që vret tjetrin me dashje dhe dënohet nga gjykata, dënohet me burgim të përjetshëm.