Pse luan Strakosha dhe jo Berisha? “Berisha nuk ka qenë mirë dje dhe deri sot pasdite, ndaj nuk luan”.
Ndryshimi i Seferit me Uzunin? “Do të luajmë njësoj, Seferi vrapoi shumë me Çekinë, ndaj na duhej pak freski sot. Kështu vendosëm për Uzunin”.
I druheni aspektit fizik pas asaj ndeshje me Çekinë? “Ishte një ndeshje e vështirë sepse kishim një kundërshtar fizik, por të gjithë lojtarët janë gati. Janë mirë edhe psikologjikisht sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”.
Strategjia për të fituar ndeshjen? “Do të luajmë njësoj, luajmë në shtëpi apo jashtë, ne luajmë gjithmonë për të fituar. Duhet të jemi të organizuar në mbrojtje sepse polakët kanë kualitet dhe mund të bëjnë dëm. Pastaj duhet të bëjmë diferencën në sulm për të shënuar gol”, u shpreh Zabaleta.