Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rihanna është bërë nënë për herë të dytë rreth një muaj më parë.

Ajo është përpjekur të mbajë private gjithçka që lidhet me dy vogëlushët e saj, madje dhe emrat e tyre. Sidoqoftë mediat e huaja kanë mundur të zbulojnë diçka.

Sipas informacioneve, djali më i vogël i Rihannës quhet Riot Rose Mayers. Një këngë e A$AP Rocky, partnerit të saj titullohet “Riot” dhe u publikua në korrik, kështu që bën sens dhe që emri i të birit të jetë ky.

Djali më i madh, që lindi në maj të vitit 2022, quhet RZA Athelston Mayers. Siç duket shkronja e parë e emrit të këngëtares është dhe shkronja e parë e emrit të dy djemve.