Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes video-lidhjes në Forumin Evropian House-Ambrosetti, tha se nëse Putini e ka vrarë Prigozhin atëherë ai po tregon akoma edhe më shumë dobësitë e tij. Zelensky tha se është e pamundur të negociosh me Putinin për arsye se ai nuk di të mbajë fjalët dhe premtimet që i jep dhe se fjala e liderit rus është e pavlerë.
Ai gjithashtu tha se nuk mund t’i besosh Putinit për arsye se vdekja e Prigozhin erdhi si pasojë e frikës së liderit rus nga lideri i grupit Wagner.
“Nëse është e vërtetë që Putini vrau Prigozhin, ai po na tregon më tej dobësinë e tij. Premtimi i disa garancive për Prigozhin dhe më pas vrasja e tij do të thotë se sa të dobëta janë fjalët e Putinit.
Është e pamundur të shkosh të negociojë me Putinin sepse ai nuk mban fjalët dhe premtimet e veta. Të gjitha këto konfirmojnë se ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe se fjala e tij është e pavlerë. Ai kishte frikë nga Prigozhin dhe prandaj e trajtoi atë siç e pamë”, tha Zelensky.