Zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit do të kushtojnë 25 457 496 lekë. Në një konferencë për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se s’do të marrin para nga buxheti i shtetit, por do i përballojë KQZ.

“Do kushtojnë 25 mln 457 mijë 496 lekë që në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë pasi ka kursime nga KQZ që e mundësojnë këtë proces zgjedhor”, tha Celibashi.