Në bashkinë e Kukësit vijon numërimi i kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë pas shkarkimit të Safet Gjicit.
Numërimi i nisur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të dielës ka vijuar gjithë natën. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani janë numëruar 46 nga 74 kuti dhe kryeson Albert Halilaj i PS-së me 3069 vota.
Albert Halilaj i PS-së 7397 vota
Emri Vata i “Bashkë Fitojmë” 4329 vota.
Sipas KQZ-së në zgjedhjet e të dielës morën pjesë 45,63 %. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.
Në zgjedhjet vendore që u mbajtëm më 14 maj, Safet Gjici fitoi një mandat të dytë me 49.70% të votave, Admir Sinamati nga koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, mori 40.99% të votave, ndërsa Abedin Oruçi nga Partia Evropiane për Integrim PEISH, mori (9.31%).