Këtë të diel qytetarët e Kukësit i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, mes Albert Halilajt nga PS dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 14:00 votuan 28.92% e votuesve.
Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës zhvillohen pas video-skandalit seksual që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit.