Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura të dielën në Kukës. Duket që kandidati i PS-së Albert Halilaj duket që ka një avantazh të pakthyeshëm.
Rama thotë se ky avantazh do të thellohet tregues i qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj qeverisë.
“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”