Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë një konferencë për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës me datë 24 shtator. Celibashi tregoi edhe se përse s’do realizohet votimi elektronik, ndonëse zgjedhjet po zhvillohen vetëm në një qark.

“E para koha nuk ishte e përshtatshëm për ta përgatitur procesin, nga pikëpamja e arsyetimit, mendoj që kemi eksperimentuar mjaftueshëm deri tani në një lloj mënyrë në lidhje me votimin elektronik, dhe në këtë moment zgjerimi s’do kishte shumë sens, pasi tej faktit që s’kishim kohë, s’do siguronte ndonjë avantazh. Duke mos qenë shumë i sigurt se sa vullnet ka nga partitë dhe sa janë mundësitë financiare, s’do kishte logjike ta shtrinim në një njësi ku më pas s’do të zhvillohej në zgjedhjet e tjera”, tha Celibashi.