Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në Malin Shpirag, i cili ka marrë përmasa të mëdha dhe shtrirje të gjerë për shkak të erës.

Në zonë kanë punuar gjatë gjithë natën forca të shumta zjarrfikëse, që për shkak të mungesës së rrugës kanë punuar për shuarjen e flakëve me pompa uji krahu dhe mjete rrethanore.

Në ndihmë të zjarrfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë, që kanë kryer hedhjen e ujit nga ajri. Pas disa orësh luftë me flakët, zjarri u shua mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa.