Administrata e Prokurorisë së Përgjithshme ka kryer verifikimet për prokurorët që kanë kandiduar për pozicionet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pas verifikimeve, tashmë zyrtarisht janë në garë shtatë prokurorë.

“Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas përcaktimeve të nenit 105 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësië”, verifikim që u realizua pas disponimit të informacionit të ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga rradhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm”, njofton Prokuroria.

Për 3 (tre) pozicionet vakante në KLP, në 2 (dy) prej tyre mund të zgjidhen prokurorë të shkallës së parë, dhe në 1 (një) pozicion, mund të zgjidhen prokurorë të prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Lista e prokurorëve që kandidojnë për vakancat në KLP

– Afërdita Ndoi – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

– Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

– Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës

– Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan

– Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë

– Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë

– Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër