Vasillaq Papallazo është sot 88 vjeç dhe vazhdon ta ushtrojë profesionin e tij si elektroaut, të cilit nuk i ndahet prej 72 vitesh me radhë.

“Bëj bateri, riparime të ndryshme të makinave. E kam filluar sapo mbarova 7-vjecaren për arsye ekonomike nuk vazhdova shkollën por erdha nxënës në SMT. Do vazhdoj ta bëj derisa të kem mundësi të vij me makinë këtu”, tha usta Vasillaqi.
Për usta Vasillaqin ashtu siç e thërrasin të gjithë dita fillon herët në mëngjes në repartin e tij duke punuar me gjeneratorët, motorinot dhe bateritë me defekt që klientët i kanë sjellë për t’i riparuar. Pajisjet që ka i përkasin vitit 1970 kohës që ai punonte në SMT në Fier, por që funksionojnë ende .Usta Vasillaqi kërkon ta përçojë brez pas brezi profesionin që e do aq shumë

“Kam dhe djalin që punon elektroaut në Tiranë, ka servisin e tij dhe ka më shumë punë sesa unë”, u shpreh ustai. Ndërsa shumë të rinj janë të papunë dhe enden në emigrim “Usta Vasili “, ka edhe një mesazh për të rinjtë që të vetëpunësohen dhe të mësojnë profesione të ndryshmen pasi zanati siç thotë ai nuk të lë asnjëherë duarbosh.

“Apeli im për të rinjtë është mos ta nënvlerësojnë profesionin. Është shumë pozitive sepse ka disa hallka dhe nuk të lë asnjëherë të gabosh”, u shpreh ai.