Vegjetarianizmi është praktikuar për mijëvjeçarë në shoqëri dhe kultura të ndryshme, por sot vetëm një pakicë e vogël njerëzish heqin dorë nga ngrënia e mishit.
Njerëzit i drejtohen një diete pa mish për arsye etike, të tilla si mirëqenia e kafshëve ose reduktimi i karbonit. Por a mund të jetë e trashëguar?
Një ekip studiuesish thonë se kanë zbuluar prova se zgjedhja e një diete me bazë bimore mund të ndikohet në fakt nga gjenetika jonë.
Një ekip i udhëhequr nga Nabeel Yaseen, një profesor i patologjisë në Universitetin Northëestern në SHBA krahasuan gjenomet nga 5,324 vegjetarianë të rreptë me 329,455 jo-vegjetarianë të moshës midis 40 dhe 69 vjeç.
“Ne identifikuam tre gjene që lidhen ndjeshëm me vegjetarianizmin” tha Yaseen.
Zbulimi i ekipit hap rrugë të reja hetimi që kërkojnë studime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis gjenetikës dhe vegjetarianizmit.