Aktorja e njohur Olta Gixhari është pjesë e jurisë profesionale të spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”. Në puntatën e parë është shfaqur shumë elegante dhe e kuruar në çdo detaj.
Olta kishte veshur një fustan të zi të gjatë, i cili kishte një të çarë të madhe në një këmbë. Mesa duket fansat janë bërë shumë kuriozë për një detaj, për të cilin e kanë pyetur gjatë një bisede virtuale.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” i përgjigjet kësaj pyetjeje me një video, të cilën e ka realizuar në puntatën e parë të DWTS, e cila u transmetua më 6 tetor në Top Channel.
Nga video duket qartë se Olta kishte të veshur të brendshme, madje ka edhe emoji për të treguar më qartë për ndjekësit e saj.