Të folurit gjatë gjumit është një fenomen i zakonshëm për shumë persona.

Kjo nuk konsiderohet diçka shqetësuese, por a mund të nxjerrim sekrete gjatë të folurit në gjumë? Psikologia Aurela Agalliu, e ftuar sot në programin “Në shtëpinë tonë”, shpjegoi këtë fenomen dhe “rrezikun” e nxjerrjes së sekreteve.

“Subkoshienca flet, por jo gjithmonë janë të vërteta. Burrat janë më të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni dhe burrat janë më provokatorë për të kuptuar se çfarë ndodh kur gruaja është në një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes. Asnjëherë personi që është duke folur në gjumë nuk do t’i përgjigjet pyetjes tënde, sepse është i pavullnetshëm për të perceptuar pyetjen tënde. Ata burra ose ato gra që thonë unë të pyeta gjatë gjumit dhe ti m’u përgjigje, ta dinë se është një situatë provokative”, tha psikologia.