Tri pyetje për Ismail Kadare

Shkrimtari Ismail Kadare,disa herë kandidat për çmimin Nobel të Letersisë,është njê figurë madhore e letërsisë europiane.Autor i shumë kryeveprave,të përkthyera në 40 gjuhë të botës ,ai ka pritur në shtepinë e tij ,në Tiranë AFP-në,pak orë para marrjes së titullit « Officer i madh i Legjonit të Nderit », nga presidentit francez Emannuel Macron.

PYETJE :Cfarë është letërsia për Ju ,i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë që ka jetuar e ka shkruar edhe në gjatë viteve të dikaturës komuniste ?

PËRGJIGJE :Të shkruaje në diktaturë ka qenë e vështirë,thuajse e pamundur.E pamundur të shkruaje siç dëshiroje të shkruaje.Ja përse unë i jam mirënjohes letersisë :Letërsia më dha mundësinë të kapërceja të pamundurën.

Ferri komuniste,si çdo ferr tjetër është mbytes në kuptimin më të keq të fjalës.Por letërsia arrin ta transformojë atë në një forcë jete,në një forcë mbi të cilën mbështetësh për të mbijetuar,për të mundur me kokën lart çdo gjë. Unë kam qenê gjithmonë besnik i letërsisë,kam respektuar çdo herë veç urdherat e saj,kam qenë thellësisht i lidhur me të,ajo ka qenë qëllimi i jetës sime,qëllimi absolut i jetës sime që ka bërë të mundur të kapërcej çdo vështirësi. Kur arti mbijeton ,ky është një triumf,një fitore.

Dhe siç thotë Kundera : »Arti nuk triumfon kurrë kokëulur » ! Letersia më ka dhenë çdo gjë që kam,me ka dhenë kuptimin e jetës ,më ka dhënë guximin të luftoj ,të kem shprese , të ndjej gëzim, të kapërcej çdo gjë :Kjo është letërsia !

PYETJE: A është letërsia dashuria dashuria më e madhe e jetës suaj:

PËRGJIGJE :Letërsia është dashuria ime më e madhe,e vetmja,më e madhe se çdo gjë.Letërsia është gjithçka për mua,jeta ime,jeta e të tjerëve,jeta e të gjithëve .

Letërsia jeton paralelisht me botën,ecën me të,në krah të saj. Ajo më ka dhënë gjithçka unë kam sot,ajo ka qenë dhe është kuptimi i jetë,ajo më ka dhënë kurrajon për të qëndruar,shpirtin,frymën, lumturinë e shpresën.Gjithçka e bukur për mua është letërsia! E mbaj me vete kudo,shkruaj gjithë kohën, hedh shënime,shkruaj tregime ,kam projekte për të botuar dorëshkrime po disa prej tyre duhet ti rishoh . Cdo botim është për mua si një rilindje,kështu ka qenë gjithmonë .Letersia është e ngjashme me ëndrrat. Letërsia ushqen shpirtin.

PYETJE : A jeni i trishtuar që nuk e keni marrë ende çmimin Nobel tPe letërsisë?Ju ëdhe këtë vit ishit një nga pak kandidatët e përzgjedhur ?

PËRGJIGJE: Cmimi Nobel është një nder që bota i bën artit dhe unë jam i nderuar që shumë herë kam që i përzgjedhur si kandidatët për këtë çmim gjë që sigurisht më prek dhe sigurisht më lumturon. I vlerësoj shumë librat e mij,i nderoj shumë librat e mij jo vetem se si autori por sepse ato i përkasin letërsisë shqipe . Ato janë pasuri,pjesë e të gjithëve.

Një shkrimtar për t’u ndjerë krenar dëshiron veç të kontribuojë në këtë pasuri .
Vepra ime është ajo e popullit tim,është letërsia shqipe dhe ajo nuk më takon mua ,ajo i takon shpirtit njerëzor, gjithë njerëzve të këtij vendi.

Shqipëria është një nga vendet më besnike të Europës dhe ashtu do të mbetet përherë dhe Franca është një nder vendet që ka vleresuar letërsinë time e ky është padyshime një nder për mua. Ne jemi bij të artit,ne i i shPerbejmë artit. E për gjithçka unë kam bërë i jam mirënjohës artit. Forcës krijuese të tij. Ashtu si arti edhe shkrimtari nuk ka kurrë moshë.

AFP/Briseida MEMA