Inteligjenca Artificiale në shërbim të kërkimit të jetës aliene. Dhe në testet e para saktësia e algoritmit është 90%, krijuar ky i fundit nga një grup i Institutit Carnegie në SHBA.

Metodologjia e shpjeguar hollësisht është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave Pnas dhe mund të ndihmojë astrobiologët në kërkimin për prova të jetës jashtëtokësore, qoftë kjo në të kaluarën apo atë aktuale.

Një ndër sfidat e astrobiologjisë është përcaktimi i përbërjeve organike në një copë meteoriti apo kampionet me prova nga Planeti Mars.

Sipas autorëve të studimit, nga këto prova përcaktohet nëse janë molekula të prodhuara nga jetë biologjike , qoftë edhe e panjohur apo e hershme, apo nga një reaksion kimik i ndodhur në mënyra të tjera. Kështu falë algoritmit që që është vënë në provë me tipologji të ndryshme përbërjesh kimike, të gjalla apo sintetike, IA ka arritur të identifikojë me saktësi prejardhjen e tyre dhe mund të vihet në shërbim të shkencës për shumë punë kërkimore, qoftë edhe për fosile te lashta, përveç jetës përtej Tokës.