Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Çermë – Lushnjë.

Një automjet tip “benz” me drejtues një shtetas 30-vjeçar, ka aksidentuar një këmbësore, që dyshohet se është endacake, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Dushk, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi, 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.