Një aksion i policisë i asistuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë është zhvilluar në Elbasan me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Mësohet se blutë e qytetit të Elbasanit kanë zbarkuar në tregun agroushqimor, por kanë zhvilluar kontrolle edhe ne disa banesa.

Ende ka detaje të hollësishme nga operacioni policor, ndërsa pritet që në orët në vijim të jepen të tjera informacione.