Trajneri i Juventusit, Max Allegri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të takimit me Milanin këtë të dielë.

“Sa i përket çështjes së Fagiolit (akuzohet për vendosje bastesh), klubi ka folur qartë dhe unë jam në të njëjtën linjë. Nuk është një moment i lehtë për të, por e di që të gjithë jemi me të dhe e mbështesim. Duhet ta shfrytëzojë këtë periudhën e pezullimit dhe të punojë më shumë që të jetë gati kur të rikthehet.

Favorit për titullin? Është normale që drejtuesit e Inter apo Milan ta shohin Juventusin favorite, por nuk jemi ne dhe këtë nuk e them për të hequr presionin nga skuadra. Objektivi i Juventus është të grumbullojë sa më shumë pikë dhe të jetë gati për të luftuar në muajin maj. Le ta shijojmë këtë ndeshjen me Milanin, jam kurioz ta shoh skuadrën përballë kuqezinjve që së bashku me Interin dhe Napolin janë favoritë për titullin”, – Tha ai.