Në ceremoninë e hapjes së Piramidës përballë liderëve më të rëndësishëm të Europës, mori fjalën dhe arkitekti i transformimit të saj Winy Mass. Në fjalën e tij, Mass, një nga arkitektët më të njohur në botë, vlerësoi kryeministrin Rama që si artist beson te arkitektura dhe Kryebashkiakun Veliaj që shtyn çdo pengesë.
“Sinqerisht është një nder që më bëhet, që mu dha për të punuar në vendin tuaj për më shumë se 20 vjet. Kam dëshmuar zhvillimet tuaja të jashtëzakonshme dhe kanë qenë frymëzuese. Pashë një vend që do të përpiqet të zhvillohet. Jeni nga të vetmit kryeministra që njoh, që është artist, që beson te arkitektura, e një kryetar bashkie që është kaq i zgjuar, që shtyn çdo kufi me të cilin unë jam përballur”, tha Winy Mass.
Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës e transformoi piramidën në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.