Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron pas nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike dhe bashkëpunimi, kanë zhvilluar një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se autokracinë po fitojnë avantazh në raport me demokracitë dhe kjo shtoi ai nuk është pozitive. Gjithashtu Rama falënderoi Macron për mbështjen e dhënë, duke mos lënë pa prekur edhe temën e procesit të integrimit. Rama u shpreh se BE nuk duhet të bjerë në ‘kurth’, por t’i japë mundësi Ballkanit Perëndimor, duke u bazuar në meritën e vendit.
“Fjala i lumtur , e vërteta është që sa herë gjendet në një situatë si kjo kur duhet shrpehur kënaqësia për një mik të çmuar evitoj, fjalën i lumtur që sugjeron Ministria e Jashtme në fjalimet dhe mia dhe them i kënaqur. Sot dua ta them me plot gojën që jam i lumtur që jam në krha të presidentit e republikës së Francës, jo në Paris, apo Bruksel, por në Tiranë. Jam shumë i lumtur që pas një pritje të paktën shekullore një Shqëipëri vjen për një vizitë bilaterake shefi i shteti francez. Kjo vizitë është shumë më tepër se sa formnale. Është një viziztë miqësore, angazhimi për të thelluar një marrëdhënie mes Frqncës dhe Shqipërisë që po të shohim të dhënat, kanë njohur një zhvillim në vitet e fundit, si rezultat i riangazhimit të Francës në rajon, përmes angazhimit të drejpërdrejt të Presidentit. Në kërkim të një marrëdhënie konkrete dhe produktive për BE Ballkan-Perëndimor. Një marrëdhënie që duhet tu japë vendeve të Ballkanit mundësinë e Bashkimit me Europën pa rënë në kurthin e traditë së procesit të integrimit që në këndvështrimin tim , duhet të vazhdojë bazuar në meritën e vendit, por nuk duhet të bëhet ankth dhe pasiguri. Këto vijnë si rezultat iv ështiësisë së brendhsme të BE për tu zgjerura në rrugën tradicionale. Autokracitë po marrin avantazh në raporte me demokracitë si rezultat për të marrë vendimarrje stategjike dhe për t’i marrë shpejt. Mbrëmë presidenit e tha qëartë që zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e europës.”, tha ai.