Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se opozita nuk ka hallin e Kosovës, por ka hallin që të sulmojë Edi Ramën.
‘Folën kryetarët e grupeve parlamentare dhe folën me një gjuhë, ju nuk keni hallin e Kosovës por keni hallin si të sulmoni Edi Ramën. Ju nuk keni hallin e Kosovës! Këtu duhet miratimi një orë e më parë pa debat, pasi e doni debatin që të sulmoni qeverinë e vendit tuaj. Ai ishte qëndrimi më korrekt që është mbajtur,’- tha Balla.