Demokrati, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të Patisë Demokratike. Takimi do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, në orën 13:00 të ditës së sotme, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe ish-lideri i PD, Sali Berisha.

Pas diskutimeve të brendshme, Bardhi bën me dije se do të ketë edhe një prononcim për mediat.

“Sot, në ora 13:00, në Kryesinë e Kuvendit zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi do të japin një prononcim për mediat”, shkruhet në njoftim.

Ndonëse Basha e përjashtoi nga Partia Demokratike një ditë më parë, Bardhi duket se nuk e njeh si legjitim vendimin e tij, duke vijuar punën si zakonisht.