Në një nismë për të rritur sigurinë e qytetarëve, Bashkia e Tiranës ka vendosur kangjella mbrojtëse dhe sinjalistikë të re në rrugën e Kavajës për këmbësorët. Ky projekt synon të përmirësojë sigurinë rrugore në këtë zonë të qytetit.
Nisma është një hapi konkret drejt një qyteti më të sigurt dhe më të ndërgjegjshëm.
Bashkia e ka shtrirë këtë nismë edhe në shumë akse të tjera të kryeqytetit me qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të kalojnë pranë vijave të bardha nëpër kryqëzime dhe për të shmangur aksidentet e mundshme automobilistike.
Ndërkaq, teknologjia e re e përdorur për vijëzime bën që drejtuesit e mjeteve të jenë dhe më të kujdesshëm.