Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Selanikut, në zonën e Sikeonit, pasi akuzohet për të paktën 9 grabitje me armë në disa biznese.

Sipas policisë, që prej muajit mars, shqiptari i arrestuar kishte kryer 9 grabitje në disa bar kafe në Sikeon, Neapoli dhe Agio Pavlo si dhe në një pikë lojërash fati në Agio Pavlo.

Goditja e fundit e tij ishte më 12 shtator në një bar kafe market në rrugën “Foka” në Sikeon, ku me fytyrë të mbuluar dhe një thikë vodhi 1000 euro si dhe disa paketa cigaresh.

Nga kontrollet e ushtruara në shtëpinë e tij, policia greke gjeti dhe sekuestroi para, thikë, një sasi të vogël heroine.

Bëhet e ditur se shuma totale e parave të vjedhura kap vlerën e 8134 eurove.