SHARE
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka reaguar pas takimit të Gazment Bardhit me Sali Berishën.
Ai shprehet se “aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve”.
“Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve. 14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar. Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama. Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor”, shkruan ai.