Deputeti gjerman i CDU/CSU, Gunther Krichbaum bëri thirrje që të përshpejtohet procedura e heqjes së imunitetit, duke iu referuar kështu rastit të hetimeve për Berishën, ku SPAK ka ngritur një akuzë për korrupsion pasiv.

Në një konferencë për gazetarët, deputeti gjerman tha se me zvarritjen e këtyre procedurave, mund të rrezikohet prishja e provave apo dhe personazhet nën hetim të largohen nga vendi.

“Mendoj se ju duhet të jeni më të informuar se mua. Pasi Gjykata e Lartë e ka kthyer për mospajtueshmëri këtë çështje (çështjen e PD). Një parti ka një procedurë legale dhe më vjen keq për këtë shpërbërje të PD. Por janë çështje që duhet t’i zgjidhë vetë partia dhe jo nga ne jashtë.

Për zotin Tahiri psh, s’mund të ndodhte që në një shtet ligjor të zgjasë kaq shumë procedura për heqjen e imunitetit. Pasi ata mund të kenë kohë që të largohen nga vendi ose të prishin provat. Në Gjermani kështu do të ishte, shumë shpejt procedura e heqjes së imunitetit të sqarohet sa më parë dhe më shpejt për të vendosur ligji. Këto janë pyetje që edhe ne i ndjekim. Sipas njohurive të mia, siç e thash. Është siç e thashë pak më parë.”, tha ai.