Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi thotë se opozita me veprimet e saj të dhunshme në seancat plenare, nuk do të pengojë punën e mazhorancës. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Pëllumbi tha se qëllimi i opozitës është që të heqë vëmendjen e asaj që po ndodh me Sali Berishën dhe hetimet e kryera nga SPAK. Sipas Pëllumbit, opozita kërkon që të përdorë mazhorancës që të përfitojë kapital politik

‘Nuk do ta bllokojnë dot mund të bëjnë çdo lloj zhurmë, por nuk do ta bllokojnë dot punën e mazhorancës, i kemi votat. Do të bëjmë edhe politikë por duhet tu japim drejtim punëve tona. Shqipëria ka pasur një rritje të jashtëzakonshme edhe në buxhetin, është rritur mbi 120%. Për çfarë qëllimi e bëjnë këtë gjë përveç faktit se duan të heqin vëmendjen e asaj që po ndodh. Ne kur kemi pasur rastet tona s’kemi sulmuar drejtësinë, por kemi thënë se drejtësia duhet të bëjë punën e vet, pavarësisht vërejtjeve që kemi pasur, ndryshe nga këta. Do të përpiqen të na pengojnë, por nuk do t’ja arrijnë. Të zgjidhin problemet e tyre dhe pastaj të vazhdojmë të bashkëpunojmë. Nuk mund të na përdorin ne që të përfitojnë kapital politik.’- tha Pëllumbi.

VIDEOLAJM/ Skenari për prishjen e seancës, Paloka ‘vegël’ e Berishës, heq fishat për të mbyllur mikrofonat e deputetëve
LEXO EDHE:
VIDEOLAJM/ Skenari për prishjen e seancës, Paloka ‘vegël’ e Berishës, heq fishat për të mbyllur mikrofonat e deputetëve
I pyetur në lidhje me përplasjet në kryesinë e Kuvendit, gjatë mbledhjes së komisionit të Etikës, Pëllumbi tha se ishte një skenar për të mos lejuar zhvillimin e mbledhjes.

‘Strategji e opozitës për të provokuar këtë lloj qëndrimi. Dje u kapën me faktin se në sallë ndodhej një punonjës garde. Por punonjësit e gardës qëndrojnë aty. Atje ku u mblodhën ishte salla e komisionit të ligjeve. Kryetarja ka të drejtën e vendimmarrjes personale për të marrë vendim. Ata të cilët akuzohen duhet të vinin që të dëgjoheshin se për çfarë akuzohen. Të debatonin nëse ishte kështu apo jo. Sipas meje ishte një skenar për të mos lejuar as zhvillimin e seancës dje dhe as atë të Etikës sot.’- tha Pëllumbi.