Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula propozon krijimin e një konfederate të opozitës, me të gjitha partitë e spektrit të djathtë që të përballen me qeverinë në zgjedhjet e vitit 2025.
Në një intervistë në News 24, ai tha se Berisha mund të jetë drejtuesi i konfederatës, por opozita duhet të ketë një emër tjetër për kryeministër dhe një qeveri hije.
Pra konfederata do të zgjedh kryeministrin dhe ministrat hije? Po me emra konkretë. Ky duhet të jetë modeli që duhet ti vëmë përballë kësaj qeverie. Duhet nxjerr një kryeministër me asnjë lidhje me të kaluarën, pa asnjë akuzë.
Kjo është e vetmja rrugë që unë mendoj. I thashe dhe Berishës “ti do jesh në krye të opozitës dhe do kesh deputetë, por nuk bëhesh dot kryeministër”.