Sali Berisha ka publikuar sot një video, ku sipas tij tentohet t’i bëhet atentat Salvador Kaçajt në maj 2023.
Video tregon sesi makina e ish kryetarit të komunës së Shëngjinit, tërhiqet me shpejtësi nga një pritë e mundshme.
Kujtojmë se Kaçaj nuk kishte asnjë rol në Lezhë gjatë zgjedhjeve të 14 majit. Por atë ditë, Sali Berisha akuzoi publikisht se:
“Persona të maskuar, të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Në makinë ndodhej edhe djali i Kaçajt. Shoferi i Salvatorit, një ish-gardist i sprovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe t’i bëjë të pasigurtë në atentatin e tyre. Ata e kanë ndjekur mbrapa me armë në dorë që t’i vrisnin, nuk kanë arritur. Por të gjitha këto janë të filmuara”.
Por pyetja shtrohet: Ku i sheh Sali Berisha maskat dhe armët në këtë video? E cila mbi të gjitha nuk provon as lidhjen me zgjedhjet dhe as prezencën e vetë Kaçajt, djalit të tij ne mjet etj.