Presidenti amerikan, Joe Biden, ka anuluar vizitën e tij njëditore në Lindjen e Mesme, pasi presidenti palestinez, Mahmud Abbas dhe Ministria e Jashtme jordaneze anuluan takimet për shkak të sulmit në një spital në Gaza. Këtë vendim Biden e mori pas konsultimit me mbretin jordanez Abdullah II, tha një zyrtar amerikan.
“Pas konsultimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe shpalljes së ditës së zisë nga Presidenti Abbas i Autoritetit Palestinez, Presidenti Biden do të shtyjë udhëtimin e tij në Jordani dhe takimin e tij të planifikuar me këta dy liderë dhe presidentin egjiptian Sisi”, thuhet në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë.