Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se Amerika “është e gatshme të ndërmarrë veprime të mëtejshme” pas sulmeve të grupeve të lidhura me Iranin kundër forcave amerikane në Irak dhe Siri.

Deklaratën, Biden e dha përmes një letre drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, shkruan Sky News.

Komentet e presidentit amerikan në letër erdhën pasi avionët luftarakë amerikanë kryen sulme ajrore në Sirinë lindore të premten.

Shtetet e Bashkuara goditën dy objekte në Sirinë lindore, duke pretenduar se ato janë përdorur nga forcat iraniane dhe grupet e lidhura me to.