Trupat e 1500 militantëve të Hamasit janë gjetur të pajetë. Lajmi është bërë i ditur nga ushtria izraelite. Mësohet se trupat e pajetë janë gjetur rreth Rripit të Gazës.

Hecht shtoi se evakuimi i të gjitha komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës ishte pothuajse i plotë.

Kujtojmë se agresioni Izrael-Palestinë ka hyrë në ditën e tij të katërt.

Më shumë se 137,000 njerëz po strehohen nga sulmet izraelite në strehimoret e OKB-së në Gaza. Strehëzat janë me kapacitet 90%, tha agjencia e ndihmës e OKB-së.