Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin e Etikës në Kuvend një kërkesë ku kërkon që të marren masa për deputetët e opozitës të cilët nuk lejuan zhvillimin e seancës parlamentare ditën e djeshme.
Debati i nxehtë dhe kaosi u krijuar në orët e mbrëmjes, teksa refuzimi për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore bëri që deputetët e opozitës të bllokojnë foltoren.
Në shenjë proteste deputetët zaptuan Foltoren dhe karrigen e kryetares së Kuvendit. Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u detyrua të shtynte votimin.