Goli ndaj Torinos certifikoi akoma më tepër fillimin më të mirë të sezonit të Lautaro Martinezin me Interin. Janë 12 gola në 11 ndeshje, 1 çdo 75 minuta. Një mesatare që për momentin nuk e barazon askush në kampionatet e rëndësishme të Europës, më mirë se Mbappe që me 9 gola shënon çdo 88 minuta, Haaland që ka shënuar 9 gola me një mesatare shënimi çdo 109 minuta dhe Harry Kane me 10 gola, një çdo 95 minuta.

“El Toro” nuk ka hasur kurrë vështirësi në zonën e golit që nga 2021-2022, që nga lamtumira e parë e Lukakut, dhe duket si e ka bindur të gjithë në rolin e sulmuesit të parë. Nëse në vitet e Conte-s shihej paksa si shpatulla e Lukakut, tani është ai lideri i pakontestueshëm i sulmit dhe në dhomat e zhveshjes.
2 vite më parë shënoi 25 gola në kampionat, sezonin e kaluar 29 dhe tani që jemi ende në fund të tetorit është në kuotën 12. Fillimisht në dyshen me Lukakun, pastaj me Dzekon , pastaj sërish me belgun dhe tani me Thuram, gjithmonë ka ruajtur nivele shumë të larta duke treguar një lehtësi të pabesueshme për të gjetur përshtatjen më të mirë me lojtarë me karakteristika të ndryshme nga njëri tjetri.